Bota

Basketbollisti amerikan arrestohet në Indonezi me çokollata me drogë, përballet me dënim me vdekje

Shkruar nga Liberale.al

Basketbollisti amerikan arrestohet në Indonezi me çokollata me

Një basketbollist amerikan, Jarred Dwayne Shaw, 34 vjeç, është arrestuar në Indonezi pasi iu gjetën 132 karamele që përmbanin drogë. Ai u ndalua nga policia më 7 maj në apartamentin e tij pranë Xhakartës, pas një njoftimi nga dogana e aeroportit.

Sipas policisë, ai kishte marrë një pako nga Tailanda që përmbante karamele me kanabis. Edhe pse kanabisi është i ligjshëm në Tajlandë, në Indonezi është i ndaluar dhe ligjet janë shumë të rrepta. Shaw mund të përballet me burgim të përjetshëm ose dënim me vdekje nëse shpallet fajtor.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet duke bërtitur “Ndihmë!” ndërsa po arrestohej. Policia tha se ai kishte planifikuar të ndante karamelet me lojtarë të tjerë të ekipit.

Shaw kishte luajtur për disa ekipe në Ligën e Basketbollit Indoneziane dhe së fundmi për skuadrën Tangerang Hawks. Klubi e ka përjashtuar menjëherë dhe liga e basketbollit i ka ndaluar të luajë përjetë.

Autoritetet janë duke hetuar më tej për të zbuluar nëse pas këtij rasti fshihet një rrjet ndërkombëtar droge.

Në Indonezi, ligjet për drogën janë shumë të rrepta dhe qindra persona janë dënuar me vdekje për trafikim, përfshirë edhe të huaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH