Aktualitet

Gaz Bardhi kërkon bashkëpunim me socialistët për Avokatin e Popullit, PS mbledh sot Grupin Parlamentar

Shkruar nga Liberale
Gaz Bardhi kërkon bashkëpunim me socialistët për Avokatin e

Partia Socialiste mbledh sot grupin parlamentar. Do të jetë mbledhja e parë e këtij grupi nën drejtimin e Bledi Çuçit.

Një prej çështjeve më të rëndësishme që do të diskutohen në këtë mbledhje do të jetë mënyra e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, pasi propozimi do të vijë nga opozita.

Gjithashtu, në tryezën e grupit parlamentar të PS-së do të jetë dhe një kërkesë e Gazment Bardhit për të ngritur një grup pune për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit.

Çështje tjetër e rëndësishme, për të cilën pritet të ketë diskutime në këtë takim, do të jetë edhe projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Për miratimin e këtij ligji që kërkon një shumicë prej 84 votash, do të duhet po ashtu edhe mbështetja e opozitës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH