Arte

Foto/ Zbulohet varri me arkitekturë monumentale në Amantia

Shkruar nga Liberale
Foto/ Zbulohet varri me arkitekturë monumentale në Amantia

Ka përfunduar gërmimi për zbulimin e gjithë  strukturës arkitektonike të varrit monumental në parkuan arkeologjik të Amantias. Lajmin e ka dhënë Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë, e cila informon se gërmimet kanë zgjatur për një periudhë 2 mujore dhe se rezultatet e gërmimit janë ende në fazë studimore.

"Varri, i cili i përket tipit të mbular me qemer është një ndër ekzemplarët e rrallë të këtij tipi, që i ruan pothuajse të gjithë elementët arkitektonik. Përmasat e mëdha, veçoritë në elementët e ndërtimit, si dhe veçoritë në elementët e mbulimit i japin monumentit vlera unikale.

Falë kësaj ndërhyrje, monumenteve të shumta dhe unikale të parkut arkeologjik të Amantias i shtohet tashmë edhe një tjetër pikë e vizitueshme në itinerarin turistik. Rezultatet e procesit të gërmimit dhe dokumentimit janë ende në fazë studimi nga specialistët përkatës, kështu që për kronologjinë e ndërtimit të varrit monumental mund të propozohet vetëm një datim paraprak, i cili mendohet që daton rreth shek. III p.Kr", thuhet në njoftim.

Qyteti ilir i Amantias me parkun e tij arkeologjik, është dëshmi e historisë së vjetër të bregdetit të Jonit.

Disa nga rrënojat e tjera të qytetit antik përfshijnë Tempullin e Afërditës, Portën me hark, Varret monumentale etj. Nga një qytet me peshë, Amantia nisi ta humbiste pozicionin e saj pas ndërtimit të Rrugës Egnatia.

Ajo përmendet gjithësesi si një qendër peshkopate në antikitetin e vonë, dhe mund të dallohen dhe rrënojat paleokristiane të një bazilike. Si periudhë e braktisjes së qytetit mësohet të ketë qenë shekulli i VI pas Krishtit.

Parku arkeologjik i Amantias gjendet në zonën e Labërisë, në fshatin Ploç të Vlorës.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1204853,1204859,1204849,1204850,1204851,1204852,1204854,1204855,1204856,1204857,1204858"]

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH