Një 24-vjeçar është arrestuar për rritjen e rreth 1.1bimëve në një fermë në Jarandilla de la Vera në Spanjë. Autoriteti gjyqësor ka dekretuar tërheqjen e pasaportës për këtë shtetas, si dhe detyrimin për t’u paraqitur para gjykatës në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.
Pasi u zbulua se plantacioni i kanabisit nuk ishte i deklaruar, më 9 shtator u çmontua. Kultivimi i bimëve ishte i shpërndarë në tre tarraca, ndërsa ishte vendosur një kanavacë të gjelbër në secilën prej tyre, në mënyrë që të vështirësohet shikimi i tyre nga jashtë.
Pas çmontimit të plantacionit, gjithsej 1,117 bimë marihuanë u prenë në një gjendje të përparuar të lulëzimit dhe që pasi u peshuan, dhanë një peshë bruto afër një ton.