Dëshmitarë të ngjarjes makabër në Prizren lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit, Beqir Morina kanë folur për mediat kosovare pas ngjarjes së rëndë, duke dhënë detaje shokuese.
Sipas tyre, Morina është vrarë në prani të bashkëshortës dhe vajzës, i cili është goditur me shtatë plumba nga pushka automatike, raporton Gazeta Insajderi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana” në Prizren. Policia tha se viktima ka mbeti i vdekur në vend si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga arma e zjarrit.
“Në ora 18:46 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Arbana ne Prizren. Dyshohet se një i dyshuar ka shtënë me armë”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.
Dy dëshmitarët thënë për Gazetën Insajderi se i dyshuari me viktimën ishin komshinj. Arsyeja që çoi deri tek konflikti ende nuk është bërë e ditur. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim.