Aktualitet

Emrat/ Para për sigurimin e votave, nën hetim turku dhe vlonjati

Shkruar nga Liberale
Emrat/ Para për sigurimin e votave, nën hetim turku dhe vlonjati

Dy persona po hetohen pasi sipas policisë akuzohen për krime zgjedhore. Policia e Vlorës thotë se një shtetas turk i ka dhënë një të riu vlonjat shuma parash për të siguruar vota për disa emra kandidatësh.

Shtetasi turk Abdulgafur Balikci i ka dhënë disa herë lekë shtetasit shqiptar Jorisild Mucaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH