90 vjeç, por Tinka Kurti rri 15 orë rresht në xhirime.
Regjisori Eduart Grishaj, tha se në filmin e tij ‘Sofia’ merr pjesë edhe aktorja e madhe Tinka Kurti, ‘Nderi i Kombit’.
Grishaj tha se Kurtit, edhe pse një jetë në tërë në film, i pëlqeu skenari i filmit. Ndërsa shtoi se ka qëndruar 15 orë në xhirime dhe nuk tha se u lodh kurrë.
“Sa ia tregova skenarin Tinka Kurtit, e pëlqeu shumë dhe, përtej moshës që është 90-vjeçe, ka ardhur dhe ka xhiruar në Qafë Thore. Ka qëndruar disa ditë. Dëshira e saj kalonte përtej moshës.
“Kemi qëndruar 15 orë në xhirime, dhe ajo thoshte se mund të qëndronte dhe më shumë. Ajo vazhdonte të thoshte se unë mund ta bëj dhe një herë. Thoshte se mund të jetë roli i saj i fundit”- tha Grishaj, i ftuar në Euronews Albania.
Eduart Grishaj, është shprehur se të kesh moderatoren Arbana Osmani në film si aktore është shumë e vështirë sepse bën shumë dubla. Ai shtoi se Arbana Osmani, me të cilën ka dy fëmijë, është kritikja më e madhe e tij.