Aktualitet

Dy persona tentojnë të grabisin një banesë, dhunojnë pronarin 

Shkruar nga Liberale
Dy persona tentojnë të grabisin një banesë, dhunojnë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Zik-Xhafaj, të Kavajës.

News 24 raporton se dy persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një banesë por kanë hasur në rezistencën e pronarit të saj.

Mësohet se ata kanë e dhunuar me sende të forta pronarin e banesës dhe më pas janë larguar. Në lidhje me ngjarjen ende nuk ka një informacion zyrtar, por pritet reagimi i Policisë për detaje.

Informacion paraprak

Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH