Aktualitet

Dërgohen në QSUT punonjëset e fabrikës në Bathore, dyshohet se u...

Shkruar nga Liberale
Dërgohen në QSUT punonjëset e fabrikës në Bathore,

Policia e kryeqytetit ka njoftuar se disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pasi nuk janë ndjerë mirë gjatë punës.

Blutë njoftojnë se punonjëset kanë shfaqur simptoma asfiksie, por se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Postimi i Policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42-vjeçe, dhe F. N., 47-vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH