Aktualitet

Denaj tregon arsyen e lirimit nga detyra të zv/ministres së Financave

               Publikuar në : 20:55 - 21/10/20 liberale

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u lirua nga detyra zëvendësi ministrja e Financave, Belinda Ikonomi.

Ministrja e Financave, Anila Dedaj, në një postim në rrjetet sociale, teksa e falendron për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend, tregon edhe arsyen e largimit nga posti.

“Një falënderim të veçantë për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend. Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda!”– shkruan Denaj.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back