Globi

Çmimi Nobel në Fizikë iu jepet 3 shkencëtarëve

Shkruar nga Liberale
Çmimi Nobel në Fizikë iu jepet 3 shkencëtarëve

Tre shkencëtarët, Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier kanë fituar çmimin Nobel të fizikës 2023 për “metodat eksperimentale që gjenerojnë impulse drite autosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie”.

Çmimi, i cili është shpallur në kryeqytetin suedez Stokholm ditën e sotme, është Nobeli i dytë i sezonit pas Çmimit Nobel 2023 në Fiziologji ose Mjekësi të shpallur ditën e djeshme.

Ndërsa çmimet për kiminë, letërsinë dhe paqen do të jepen të mërkurën, të enjten dhe të premten në Stokholm. Më 9 tetor do të shpallet çmimi për ekonomi.

Ndërkohë shuma e çekut për këtë vit është rreth 1 milionë dollarë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH