Globi

VIDEO VIRALE/ Momenti i sikletshëm për MACRON, goditet me shuplakë nga gruaja

Shkruar nga Liberale

VIDEO VIRALE/ Momenti i sikletshëm për MACRON, goditet me

Një moment aspak i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.

Pamjet u bënë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale.

Në video, teksa hapet dera e avionit dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një "grindje" midis tyre.

Pas kësaj, pallati Elize reagoi menjëherë duke mohuar incidentin si një konflikt serioz, duke e përshkruar si një “moment të relaksimit dhe shfryrjes” mes çiftit para fillimit të vizitës zyrtare.

Ndërkaq, një ndihmës i presidentit e përshkroi ngjarjen si një “grindje të shkurtër” midis Macron dhe Brigitte-s, duke shtuar se ishte një situatë e zakonshme që ndodh përpara nisjes së udhëtimeve zyrtare.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH