Globi

Shkuan për të grabitur noteren, por e vranë/ Mediet greke: Në pranga 3 autorë shqiptarë, me lidhje gjaku

Shkruar nga Liberale

Shkuan për të grabitur noteren, por e vranë/ Mediet greke:

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet greke, si autorë të dyshuar të vrasjes së noterës 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata. Sipas asaj që raportojnë mediet greke, mësohet se në pranga kanë rënë babë e bir dhe xhaxhai.

Noterja 69-vjeçare u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos, shkurtin e kaluar.

Emrat e të ndaluarve nuk janë bërë publikë, por lidhja e tyre familjare dhe origjina shqiptare janë konfirmuar zyrtarisht nga policia greke.

Ndërkohë, ngjarja u zbardh pas hetimeve të Departamentit të Vrasjeve, ku një rol kyç pati rrëfimi i xhaxhait. Ai u shoqërua për marrje në pyetje dhe, pas përballjes me provat e mbledhura, pranoi përfshirjen dhe zbuloi detaje të planit për grabitje.

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH