65 persona u plagosën mbrëmjen e djeshme në Liverpool, pasi një britanik 53 vjeçar u fut në mes të turmës me makinë. Ai është arrestuar nën akuzë për “tentativë vrasjeje”, i dyshuar se ishte nën efektin e lëndëve narkotike teksa i jepte makinës.
Kështu bien poshtë aludimet për ndonjë akt terrorizmi ndaj tifozëve që po festonin kampionatin e ekipit të tyre në Premier League.
Rreth 50 persona u trajtuan në spital pas këtij incidenti, ndërsa 11 prej tyre raportohen në gjendje më të qëndrueshme shëndetësore.
Kryeministri Keir Starmer është shprehur i tronditur me ngjarjen, ndërsa falenderoi ekipet e ndihmës së shpejtë. “Skena e festës e gëzimit u shndërrua në tmerr dhe shkatërrim të plotë. I gjithë vendi lutet për Liverpool”, tha Starmer.