Globi

Djali i Bosit u diplomua në Tiranë pa qenë asnjë ditë në universitet, tjetri dënohet me 16 muaj burg për dhunë ndaj së ëmës

Shkruar nga Liberale

Djali i Bosit u diplomua në Tiranë pa qenë asnjë ditë

Riccardo Bossi, djali i Umbertos një politikan i nivelit të larta në Itali, është dënuar me 16 muaj burg për keqtrajtim të nënës së tij.

Ai është vëllai i Renzo Bossi, i cili u bë i famshëm në Shqipëri pasi  u pajis me  diplomë universitare në Shqipëri, pa shkelur asnjëherë në territorin shqiptar dhe pa ditur asnjë fjalë shqip. Paradoksi qëndron në faktin se universiteti shqiptar, i mbyllur prej disa viteve, nuk afronte shërbime në një gjuhë tjetër dhe as kurse diplomimi online. Skandali u zbulua nga mediat italiane në atë kohë.

Gjithsesi, edhe djali tjetër Riccardo Bossi është futur në telashe. Ai u dënua me gjashtëmbëdhjetë muaj burg sepse u akuzua për keqtrajtim të nënës së tij në familje. Burri, i ndihmuar nga avokati Federico Magnante, e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit.

Riccardo Bossi u dënua me gjashtëmbëdhjetë muaj burg sepse u akuzua për keqtrajtim në familje. Pala e dëmtuar është nëna. Djali i Umbertos u dënua në shkallën e parë nga gjykata e Vareses. Faktet, të cilat janë në qendër të gjyqit, datojnë që nga viti 2016.

Në seancat e fundit dëgjimore, gruaja e kishte falur të birin: në fakt, ajo kishte vendosur ta tërhiqte padinë për lëndime . Megjithatë, gjyqi vazhdoi për keqtrajtim në familje, sepse krimi i kontestuar ndiqet penalisht nga shteti italian.

Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja publike Antonia Rombola, e cila kërkoi një dënim prej një viti e katër muajsh, përmendi disa episode, të cilat supozohet se ndodhën në vitin 2016 kur Riccardo Bossi ishte zhvendosur në shtëpinë e nënës së tij sepse ishte i pastrehë: " Debate, sherre, një hekur i rrëmbyer nga dora e gruas dhe i hedhur në dysheme, mbeturinat e maces të shpërndara në shtrat".

Avokati mbrojtës i Riccardo Bossi-t, në fjalën e tij kërkoi kualifikimin e fakteve, sipas tij, ato nuk duheshin atribuar keqtrajtimit në familje, por kërcënimeve të thjeshta. Për më tepër, duhet të merret në konsideratë që faktet e kontestuara do të kishin ndodhur në një afat kohor më të shkurtër se ai i kontestuar në aktakuzë. Për avokatin, në fakt, ato do të kishin të bënin me një periudhë të vitit 2016, ndërsa aktakuza fliste për fakte që i atribuohen periudhës midis viteve 2015 dhe 2017.

Gjykatësi e dënoi me gjashtëmbëdhjetë muaj burg , miratoi rrethana lehtësuese dhe urdhëroi pagesën e shpenzimeve ligjore. Arsyet do të paraqiten brenda nëntëdhjetë ditësh. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH