Globi

50 persona të plagosur pasi automjeti goditi turmën në Liverpol, arrestohet një person, dyshohet se...

Shkruar nga Liberale
50 persona të plagosur pasi automjeti goditi turmën në Liverpol,

Një burrë është arrestuar pasi një automjet goditi dhjetëra njerëz në Water Street që po festonin titullin e Premier League të Liverpool FC të hënën, thanë autoritetet.

Ndihmësshefe e Policisë së Merseyside, Jenny Sims, tha në një konferencë për shtyp të hënën në mbrëmje se një 53-vjeçar britanik i bardhë nga zona e Liverpulit u arrestua në lidhje me incidentin, i cili “nuk po trajtohet si terrorizëm”.

Të paktën 27 persona u dërguan në spital, shpjegoi David Kitchen i Shërbimit të Ambulancës Veriperëndimore, pasi deklaroi se të gjithë ishin “të tmerruar dhe të trishtuar” nga incidenti.

Ai shtoi se 20 persona të tjerë u trajtuan në vend për lëndime të lehta, ndërsa disa të tjerë të panjohur raportuan në spitalet e qytetit. Midis të plagosurve ishin edhe katër fëmijë.

Katër persona tre të rritur dhe një fëmijë, u desh të shpëtoheshin nga poshtë automjetit, sipas Shefit të Zjarrfikësve të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Merseyside, Nick Searle.

Autoritetet u kërkuan përsëri njerëzve të mos spekulojnë më tej mbi rrethanat dhe të përmbahen nga shpërndarja e pamjeve të incidentit në mediat sociale.

Më herët të hënën, shërbimet e emergjencës kishin ngritur tenda dhe një restorant aty pranë u përdor si qendër mjekësore emergjente, raportuan mediat vendase.

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH