Aktualitet

Çfarë ndodhi mbrëmë? 'Ulërinin' në mes të Tiranës, arrestohen një grup të rinjsh

Shkruar nga Liberale
Çfarë ndodhi mbrëmë? 'Ulërinin' në mes

Në një prej lagjeve të Tiranës, mbrëmjen e së hënës një grup të rinjsh po bënin zhurmë duke shqetësuar qytetarët. Ndërkohë efektivët e komisariatit nr.2 kanë shkuar në atë zonë ku ishin dhënë informacione nga banorët në lidhje me rrëmujën e krijuar.

Pasi policia ka shkuar atje, të rinjtë jo vetëm që nuk kanë respektuar ligjin, por kanë filluar t’i kundërshtojnë duke bërë që të arrestohen gjashtë prej tyre, ndërsa një 17 vjeçar u procedua penalisht duke u ndjekur në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë: 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Gjithashtu, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH