Aktualitet

Cakaj: Kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë

               Publikuar në : 17:28 - 19/02/20 liberale

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Cakaj është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë fjalës së tij, Cakaj tha se kufiri mes dy vendeve duhet të hiqet menjëherë, ndërsa foli edhe për projektin e ambasadave të përbashkëta.

“Kufiri që ndan dy vendet tona është vetëm simbolik. Ky kufi nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë. Me z.Konjufca trajtuam disa probleme që janë thelbësore për bashkëpunimin. E shprehëm gatishmërinë për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta. Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy qeverive, i kam propozuar z.Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë Cakaj./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back