Globi

Britani e Madhe, urdhërohet heqja e pajisjeve 5G të Huawei

Shkruar nga Liberale
Britani e Madhe, urdhërohet heqja e pajisjeve 5G të Huawei

Të gjithë operatorët e telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të heqin pajisjet e rrjetit 5G që kanë blerë pranë kompanisë kineze brenda vitit 2027 dhe nuk duhet të blejnë pajisje të tjera te kjo kompani pas 31 dhjetorit 2020.

Vendimin e bëri publik Sekretari i Shtetit për Digjitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin, Oliver Dowden, gjatë një fjalimi në Parlament.

Vendimi vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj Huawei-t nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pretendimin se kompania kineze përbën kërcënim për sigurinë kombëtare.

Me këtë vendim, zbatimi i teknologjisë 5G në Mbretërinë e Bashkuar, dha Dowden, do të shtyhet me një vit, me një kosto prej gati 2 miliardë paundësh.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH