Kosova

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”/ Kurti përkujton masakrën e forcave serbe në Likoshan e Qirez

Shkruar nga Liberale

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar sot masakrën në Likoshan dhe Qirez pas sulmit të forcave serbe.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se më 28 shkurt 1998, sulmi i forcave speciale të Serbisë, me artileri të rëndë, vazhdoi për 28 orë në fshatrat Likoshan dhe Qirez.

“Pas sulmeve me helikopterë dhe makina ushtarake, hynë forcat policore serbe. Brenda dhomës vranë me armë zjarri Rukie Nebihun, 27 vjeçare. Ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Në prehër kishte vajzën e saj 3 vjeçare”, shkruan kryeministri.

“Gjatë këtyre 27 viteve, shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë, duke e bërë edhe më të vështirë zbardhjen e së vërtetës. Ende ka plot të mbijetuar dhe dëshmitarë të gjallë, që presin të dëshmojnë.

Mosveprimi i institucioneve është padrejtësi e dyfishtë për viktimat dhe familjet e tyre, të cilat jetojnë me plagët e hapura dhe mungesën e përgjegjësisë. Përkulemi me respektin më të thellë ndaj të gjithë burrave e grave që ranë në rrugën tonë të gjatë të lavdishme. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkruan Kurti.

Masakra e Likoshanit dhe Qirezit është përkujtuar edhe nga liderët partiakë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH