Presidentja e Kosovës Vjosa Omani ka takuar zëvendëspresidentin amerikan JD Vance gjatë vizitës në Paris.
Ajo është takuar me të në darkën e shtruar nga homologu i saj francez Emmanuel Macron në pallatin Elysee, krahas liderëve të tjerë, drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara nga sektori privat.
“Me këtë rast, ajo shprehu mirënjohjen e thellë për aleancën me SHBA-të, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”, njoftoi presidenca në një njoftim.