
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar ditën e sotme në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë, me Komandatin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, gjeneralin Christopher Cavoli.
Gjatë takimit Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin e NATO-s në këto 23 vite, që sipas saj, është i pazëvendësueshëm për Kosovën.
Në një postim në rrjetet sociale, presidentja Osmani shkruan se në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, “riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”.