Kosova

Prishtinë/ Raportohet se nga dy banka janë depozituar mbi 1 mijë monedha 2 euro-she fallco

Shkruar nga Liberale

Prishtinë/  Raportohet se nga dy banka janë depozituar mbi 1 mijë

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar të hënën në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë një person ka raportuar se nga dy banka janë deponuar 1 mijë e 330 monedha metalike nga 2 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se, nga dy banka janë deponuar, 1330 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.

Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti nën hetime.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH