Kosova

Osmani ia “përplas” në sy Vuçiçit, por ky detaj i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Shkruar nga Liberale

Osmani ia “përplas” në sy Vuçiçit, por ky

Presidentja Vjosa Osmani e ka përballur të hënën homologun serb, Aleksandar Vuçiç, me krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani i përmendi në Këshill të Sigurimit. Krah presidentes Osmani në Këshill të Sigurimit ishin edhe Vasfije Krasniqi-Goodman e Shyhrete Tahiri, të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës dhe Fahrije Hoti e Elhame Muqolli, të mbijetuara të luftës.

Natyrisht, ajo që ra në sy ishte simboli që Presidentja Osmani vendosi gjatë paraqitjes së saj në OKB.

Në veshjen e saj ajo vendosi broshën që simbolizon historinë e grave që i mbijetuan dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Këto brosha janë punime dore të zbukuruara nga vetë gratë e mbijetuara nga dhuna.

Ndryshe, në OKB, presidentja Osmani i bëri thirrje Vuçiqit që të ndalej për një moment dhe t’u kërkojë falje viktimave të regjimit të Millosheveçit.

“Viktimat e atij regjimi janë këtu, ndalu një moment dhe kërkoju falje nëse ke sadopak njerëzillëk në vete”, ishin ndër fjalët e Vjosës drejtuar homologut serb.

Osmani ia “përplas” në sy Vuçiçit, por ky

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH