Kosova

NGJARJE TRAGJIKE/ 34-vjeçarja shtatzënë i jep fund jetës me armë zjarri, pas një feste familjare në shtëpi...

Shkruar nga Liberale

NGJARJE TRAGJIKE/ 34-vjeçarja shtatzënë i jep fund

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur të enjten në një shtëpi në Shtërpcë, Ferizaj ku një grua u gjet e vdekur dhe sipas informacioneve të par, dyshohet se i dha fund jetës.

Mediet në Kosovë shkruajnë se viktima dyshohet se bëri vetëvrasje pas një feste familjare, për motive dhe në rrethana akoma të paqarta.

Bëhet fjalë për një grua 34-vjeçare, e cila bazuar në dëshminë e familjes ka qenë në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

E ndjera dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri, brenda shtëpisë së tyre. Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi që çoi viktimën drejt këtij akti të rëndë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi për zbardhjen e këtij rasti

Bazuar në informacionet e para që ka Sinjali, pas ekzaminimeve nga ana e mjekëve janë vërejtur hematome në trupin e të ndjerës.

Bashkëshorti i saj e ka njoftuar Policinë dhe ekipin mjekësor se bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël, në muajin e katërt të shtatzënisë. Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ku edhe është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor nga viktima.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH