Kosova

Gjykata e Apelit ndërpret masën e paraburgimit për pesë zyrtarët policorë në rastin Zejnullahu

Shkruar nga Liberale.al

Gjykata e Apelit ndërpret masën e paraburgimit për pesë

Gjykata e Apelit ka vendosur ndërprerjen e masës së paraburgimit për pesë zyrtarët policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në lidhje me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Lajmin e bëri të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i njërit prej të dyshuarve, i cili theksoi se ky ishte një fitore për drejtësinë dhe për ruajtjen e ligjit, duke mos lejuar që frika nga opinioni publik të zëvendësojë procesin ligjor.

Në fillim, më 23 korrik, Gjykata Themelore kishte vendosur që pesë policët të qëndronin në paraburgim, por pas ankesave nga mbrojtja, Apeli vendosi për lirimin e tyre.

Agon Zejnullahu u arrestua më 7 korrik në Lipjan, ku edhe humbi jetën. Policia deklaroi se i ndjeri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kishte sulmuar automjete dhe kalimtarë gjatë arrestimit.

Megjithatë, familjarët e Agonit dhe avokati i tyre akuzuan policinë për përdorim të tepruar të forcës, duke kërkuar drejtësi. Pamjet e qarkulluara në rrjet kanë nxitur reagime nga shoqëria civile, që po kërkon hetim të plotë.

Pas ngjarjes, Komandanti i Policisë në rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, dha dorëheqjen si pasojë e rastit.

Procesi ligjor vazhdon, ndërsa çështja mbetet në fokus të opinionit publik dhe institucioneve përkatëse.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH