Kosova

Albin Kurti flet për bllokimin e Kuvendit: Opozita nuk ka problem me Albulenën, por me popullin që nuk ua dha besimin

Shkruar nga Liberale.al

Albin Kurti flet për bllokimin e Kuvendit: Opozita nuk ka problem me

Albin Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, ua hodhi fajin opozitës për moskonstituimin e Kuvendit, anipse kandidatën e njëjtë e paraqitën për kryetare të Kuvendit rreth 54 herë.

Ai për opozitën tha “as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen”.

“Nuk e kanë problemin me Albulenen, e kanë problemin me popullin që nuk ua dha besimin dhe e kanë problemin me Vetëvendosjen me qeverisjen tonë, që përfundimisht ua ka ndalur përfitimet e paligjshme e pasurimin privat e zhvatjen në dëm të interesit publik e kështu me radhë.

Katër vite për ta kanë qenë shumë, por edhe më e rëndë po bëhet kur po e mendojnë që kjo do të zgjasë shumë më shumë. Në këtë siklet nuk  u ndihmojmë ne dot ata, sepse jemi zotuar se ajo politikë ka marrë fund dhe nuk kthehet më. Ashtu siç jemi zotuar dhe siç kemi marrë mbështetjen do të qeverisim…..”, tha Kurti.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH