OKB-ja ka miratuar rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, e cila vendos një ditë vjetore globale të përkujtimit, çdo 11 korrik.
Rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenim. Mes vendeve që votuan kundër rezolutës ishin edhe Serbia, Rusia dhe Kina.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e kundërshtoi këtë rezolutë, me argumentin se ajo është e politizuar dhe nuk mund t’i shërbejë pajtimit në Bosnjë-Hercegovinë.
Kujtojmë se në Srebrenicë, pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.
Votimi në OKB:
84 vota pro
19 kundër
68 abstenime
Disa nga vendet që votuan kundër rezolutës në OKB:
Serbia
Mali
Nauru
Federata Ruse
Kina
Siria
Eritrea
Esëatini
Belarus