Kosova

"Hakmarrje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare", Serbia bllokon autobusët me pasagjerë kosovarë në kufi me Kroacinë

Shkruar nga Liberale

"Hakmarrje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare", Serbia

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli njofton se mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi, në pikën e kalimit kufitar me Kroacinë.

Përmes një  postimi në Facebook, Fatmir Haxholli shkruan se ky veprim vjen si shenjë hakmarrje pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro anëtarësimit të Kosovës.

Po sipas denoncimit të tij, bëhet fjalë për të paktën 4 autobusë me targa të Kosovës, të cilët janë bllokuar prej mesnate në pikën e kalimit kufitar në Batrovci, ndërsa janë futur nga Kroacia në Serbi. 

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin 'Batrovci', Serbi - Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH