Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është larguar për pak nga politika, duke u “zhveshur” nga kostumi i diplomatit, teksa ka shijuar gatimet dhe natyrën në majën e lartë të Gjeravicë.
Ka qenë vetë ambasadori, i cili që ka publikuar pamjet në rrjetin social “X”, ku shihet bashkë me një grup turistikësh në Gjeravicë.
Në një moment diplomati shihet duke pjekur ushqimin tradicional, fli me saç.
“Kalova kohë të mrekullueshme duke ecur në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravica!
Nga mbledhja e boronicave të freskëta deri te zhytja freskuese në një liqen malor dhe madje edhe bërja e flisë tradicionale, ishte një aventurë e mrekullueshme me shoqëri të madhe”, ka shkruar ambasadori në postimin e tij.
Had an incredible time hiking Kosovo's highest peak, Gjeravica! ????️
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 28, 2024
From picking fresh blueberries???? to taking a refreshing dip in a mountain lake and even making traditional flia, it was a great adventure with great company.
Watch the recap video and join me next time! ????
???????????????????? pic.twitter.com/wANSIY1AvI