Në ceremoninë mortore dhe homazhet që u zhvilluan sot në Kosovë në nderim të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare.
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit gjithashtu mori pjesë sot në homazhet për babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh se Haxhi Thaçi ishte një atdhetar i madh.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, njëkohësisht kreu politik i Diasporës Taulant Balla, i shoqëruar nga ish-kryeparlamentari dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Gramoz Ruçi dhe ambasadori shqiptar në Kosovë, njëkohësisht aktori Petrit Malaj, vendosën tufa me lule dhe kurora në homazhet që u zhviluan sot në Skënderaj.