Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete në nder të 1-vjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e një pjesë të kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë përuruar pllakën përkujtimore në nderim të tij.
Pas vizitës tek familja, për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Kujtojmë se sulmi në Banjskë ishte një sulm i armatosur i terroristëve serbë kundër njësive speciale të Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë.