Këta janë Bekim Tora, 53-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Shehide Tora, 49-vjeçe, të cilët humbën jetën pas një aksidenti me makinë të enjten në mbrëmje në Sllatinë të Fushë Kosovës.
Makina me të cilën ata po udhëtonin u rrokullis dhe si pasojë e lëndimeve, burrë e grua ndërruan jetë, tha Policia e Kosovës të enjten.
Vdekja e çiftit ka shkaktuar trishtim, pikëllim dhe dhimbje në familjen Tora.
Fëmijët e çiftit kanë njoftuar sot se varrimi i prindërve të tyre të ndjerë do të bëhet të premten në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.