Një aksident tragjik me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Leposaviç të Kosovës.
Mediet në Kosovë raportojnë se nga aksidenti fatal kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve të pefshira në aksident, përkatësisht nga 25 vjeç të dy.
Ndërkohë një pasagjer ka mbetur i plagosur, i cili ndodhet në spital dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë një makinë tip Audi 6 me targa të Beogradit është përplasur kokë më kokë me një automjet Peugeot, thotë Munish Avdija, shef i njësitisë të komunikacionit në rajonin e Policisë së Kosovës në veri.