Kosova

51 viktima nga zjarri shkatërrues në Koçan, Vjosa Osmani: Tragjedi përtej fjalëve!

Shkruar nga Liberale
51 viktima nga zjarri shkatërrues në Koçan, Vjosa Osmani:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku shpërthimi i një zjarri në një diskotekë kanë humbur jetën të paktën 51 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë.

Përmes një postimi në X, Osmani ka shkruar se kjo është një tragjedi e tmerrshme, duke theksuar se humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është një dhimbje e thellë që është e pa përshkruar me fjalë.

Ajo shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ofroi solidaritet për popullin e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se ata janë në mendimet dhe lutjet e saj.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH