Globi

FOTO/ Pas dy javësh lë spitalin, por do t’i duhen muaj të rikuprohet! Nga se vuan Kate Middleton?

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Pas dy javësh lë spitalin, por do t’i duhen muaj të

Pas gati dy javësh e shtruar në një spital në Londër dhe pas një operacioni abdominal, Kate Middleton u kthye në shtëpi të hënën.

FOTO/ Pas dy javësh lë spitalin, por do t’i duhen muaj të

“Princesha e Uellsit është kthyer në shtëpi në Windsor për të vazhduar rikuperimin e saj nga operacioni”, tha “Kensington Palace”, pallati Mbretëror, në një deklaratë. "Ajo po bën përparim."

FOTO/ Pas dy javësh lë spitalin, por do t’i duhen muaj të

Dalja e fundit publike e princeshës ishte gjatë vizitës në kishë të familjes mbretërore për Krishtlindje. Çështjet e saj shëndetësore u bënë publike më 17 janar, një ditë pasi ajo iu nënshtrua një procedure në Klinikën e Londrës, një spital privat në Marylebone. Duke e përshkruar operacionin abdominal si "të planifikuar", pallati shtoi se princesha do të qëndronte e shtruar në spital deri në dy javë dhe ka të ngjarë të mos kthehej në detyrat mbretërore deri pas festave të Pashkëve, në fund të marsit. Ata refuzuan të ndajnë informacione të mëtejshme në lidhje me gjendjen që çoi në operacionin e saj dhe qëndrimin e gjatë në spital, megjithëse një burim mbretëror i tha Vanity Fair se sëmundja e saj ishte "jo kanceroze".

FOTO/ Pas dy javësh lë spitalin, por do t’i duhen muaj të

Pas daljes Kate do të qëndrojë në “Adelaide Cottage”, shtëpia në “Windsor Home Park” që ajo ndan me Princin William dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Princi William u fotografua duke vizituar gruan e tij dy ditë pas operacionit dhe “The Sun” raportoi se ai i qëndroi dhe e vizitoi gjatë shtrimit çdo ditë.

FOTO/ Pas dy javësh lë spitalin, por do t’i duhen muaj të

Të premten e kaluar, Pallati Buckingham njoftoi se edhe Mbreti Charles III iu nënshtrua trajtimit për zmadhimin beninj të prostatës në të njëjtin spital privat dhe vizitoi Kate përpara se të fillonte procedura e tij. Mediat britanike raportuan sot se Mbreti Charles III, po ashtu la spitalin.

FOTO/ Pas dy javësh lë spitalin, por do t’i duhen muaj të
Megjithëse familja mbretërore është një avokate e madhe publike për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, kur sëmuren anëtarët e saj shpesh ata zgjedhin mjekët privatë për të trajtuar kushtet e tyre shëndetësore. Në deklaratën e tyre teksa njoftuan se princesha kishte dalë nga spitali, “Kensington Palace” shtoi disa fjalë lavdërimi për spitalin ku princesha qëndroi e shtruar për 13 ditë. “Princi dhe Princesha dëshirojnë të falënderojnë të gjithë ekipin në Klinikën e Londrës, veçanërisht stafin e përkushtuar infermieror, për kujdesin që kanë ofruar”, thuhej në deklaratë. “Familja Mbretërore vazhdon të jetë mirënjohëse për urimet që kanë marrë nga e gjithë bota.”

/Përgatiti: Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH