Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle në aeroportin e Manisës në Valencia, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia.
Bëhet fjalë për shtetasin Vullnet Daci, 37 vjec, i njohur me pseudonimin “Ledi”.
37 vjeçari, një person me precedentë të shumtë penalë në Itali, ishte arrestuar në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Shefi” ku u godit një grup kriminal i ndërkombëtar i trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Ndërkohë që emri tij ka dalë sërish si i përfshirë edhe në operacionin “Kulmi” në 2020, sërish për trafik ndërkombëtar droge.