Globi

E PAZAKONTË/ Gruaja hipën e zhveshur mbi makinën e policisë, PAMJET bëhen virale në rrjet

Shkruar nga Liberale

E PAZAKONTË/ Gruaja hipën e zhveshur mbi makinën e policisë,

Një rast i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Iran, me protagoniste një grua. Kjo e fundit hoqi rrobat dhe hipi në një makinë patrullimi dhe video po qarkullon gjërësisht në rrjet, duke shkaktuar reagime të ndryshme. 

Sipas medieve të huaja, ngjarja ndodhi në qytetin e Mashhadit, i dyti më i madh në Iran, ku gruaja shihet duke u bërtitur policëve të armatosur dhe më pas hipi në makinën e patrullës për të vazhduar protestën e saj.

Në video, njëri prej policëve duket i pasigurt dhe heziton të prekë gruan, duke treguar një skenë të sikletshme. Videoja, e publikuar nga gazetari dhe aktivisti Masih Alinjad, përfundon me gruan që tund krahët dhe vazhdon të bërtasë. Sipas bashkëshortit të saj, gruaja është duke marrë përkujdesje, por nuk ka informacione nëse është arrestuar apo jo.

Arsyet e protestës së gruas nuk janë bërë të ditura, por shumë komentues sugjerojnë se bëhet fjalë për një tjetër incident që lidhet me ligjet e rrepta iraniane, të cilat ndëshkojnë gratë që ekspozojnë flokët, duar dhe këmbë në publik. Ky ligj ishte “ngrirë” pas reagimeve ndërkombëtare, por duket se ende ka shkak për mosmarrëveshje dhe protesta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH