Aktualitet

'Borrel dhe Vuçiç planifikuan çdo gjë', Kurti: Mua nuk mu dha asnjë dokument

Shkruar nga Liberale
'Borrel dhe Vuçiç planifikuan çdo gjë',

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi në një konferencë për mediat kanë dhënë detaje në lidhje me takimin e së enjtes mes tij dhe Vuçiç në Bruksel.

Kurti shprehet se Borrell dhe Vuçiç kishin planifikuar çdo gjë dhe atij nuk I është dhënë asnjë dokument propozimi nga kreu i shtetit serb.

“Serbia ka sjellë propozimin e saj dhe unë insistova që ta shihja atë dokument, propozimi im ishte para ndërsa i Serbisë nuk mu dha,. Pas insistimeve në fund të takimit mu soll një dokument dhe mbledhja përfundoi aty dhe paralajmëroi atë që ndodhi një orë më parë, paralajmërimet e Vuçiç i dëgjova dhe në konferencën e Borrell.

Një pretendim i tillë i Lajçak ishte i pavërtetë, dokumenti ishte dorëzuar para marrëveshjes së Ohrit, mosjelljen e një propozimi për marrëveshje bazike, Lajcak një gjë të tillë e kishte fshehur. Lajçak dhe Vuçiç duket sikur kanë qenë të dakorduar që të bëjnë një plan që marrëveshja të zbatohet në plotëni ose nëse zbatohet një pjesë e marrëveshjes.

Ndërmjetësi në media tha se Kurti nuk kishte pranuar dokumentin e propozuar të tij dhe Vuçiç po, kjo është një gjë e pavërtetë. Dokumenti që më është propozuar ishte i datës 19 korrik dhe ishte refuzuar që në atë takim dhe nuk e kuptoj katraurën e Lajçak”, ka thënë ai.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH