Aktualitet

Berisha: 620 shkolla u mbyllën, mësuesit hiqen për një status

Shkruar nga Liberale
Berisha: 620 shkolla u mbyllën, mësuesit hiqen për një

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme zhvilloi një takim me mësues dhe ekspertë të arsimit për problemet e këtij sektori kaq të rëndësishëm. Fillimisht Sali Berisha renditi problemet në shkolla, nga uji, te ngrohja, etj.

“Sot 90% e shkollave, edhe në Tiranë nuk kanë ngrohje, pasi kreu i bashkisë shpenzon 10 mln euro për diznfomim për “furça” në media dhe nuk i shpenzon për ngrohjen e fëmijëve të Tiranës. 70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

Deri tani janë mbyllur 620 shkolla, ndërkohë që është dyfishuar numri i policëve dhe kriminaliteti, burgjet. Hap një shkollë të mbyllësh një burg, kështu është bërë mbyll një shkollë të hapësh një burg” tha ai.

Më pas, Berisha akuzoi qeverinë se i shkarkon mësuesit nga puna edhe për një status kritik në rrjetet sociale. “U vendos një kontroll i turpshëm mbi mësuesit. Qëndrimet e tyre në mediat sociale, janë jo të pakta rastet kur ata janë pushuar apo transferuar për statuset në Facebook.

Por është i papranueshëm trajtimi i tyre material. Është i papranueshëm zëvendësimi i mësuesve me militantë partiakë, që përcjellin militantizëm të një partie që sikur e shihni haptas është larguar nga rregullat e lirisë” tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH