Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e autostradës Thumanë-Kashar mbi tokat dhe shtëpitë e tyre, në një kohë që qeveria u ka ofruar shpronësim me vlerë qesharake.
Prej më shumë se 4 muajsh banorët e kësaj zone vazhdojnë protestojnë, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre.
Mëngjesin e kësaj të diele, banorët së bashku me fëmijët e tyre janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës, duke bllokuar kështu aksin Thumanë-Kashar. Kaq ka mjaftuar që të krijohet përplasja mes protestuesve dhe efektivëve të policisë të cilët kanë rrethuar zonën duke kërkuar që të lirohet rruga.
Një nga banoret thotë se një prej efektivëve e ka shtyrë dhe dhunuar duke e qëlluar me shkelmë. Ajo bashkë me një qytetare tjetër i ka kërkuar të ndalonte, po situata u përshkallëzua. Kujtojmë se në protestë gjendet fëmijë, vajza gra dhe burra.
“Pse na provokoni”, janë duke thënë banorët ku e shohin këtë si një akt provokues.