Eshtë ndarë nga jeta sot Sekine Sharofi, primabalerina legjendare e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit si dhe bashkëshortja e tenorit dramatik Xhoni Athanas.
Shumë e kujtojnë si një vajzë të mahnitshme dhe një kërcimtare të disiplinuar me një temperament të shkëlqyer, që tërhiqte publikun artdashësh me figurat e saj.
Sekine Sharofi solistja e kërcimit klasik Sekine Sharofi lindi më 4 mars 1938.
Emri i saj identifikohet me skenën e Baleti Shqiptar. Sekine Sharofi ka hyrë në historinë e kërcimit klasik si soliste, si prima dona me një shkëlqim marramendës që nuk harrohet kurrë.