Showbiz

Bardhi thumbon Vis Pupën pas shpalljes në kërkim nga autoritetet

Shkruar nga Liberale.al

Bardhi thumbon Vis Pupën pas shpalljes në kërkim nga autoritetet

Pas lajmit të bujshëm se aktori i njohur Vis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka reaguar këngëtari Bardhi, i cili ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Çifti Pupa dyshohet për kultivim të bimëve narkotike dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin elektrik. Autoritetet shqiptare po punojnë me ato australiane për të zbuluar vendndodhjen e tyre.

Në një InstaStory, Bardhi u shpreh se ndjeu nevojën të fliste, pasi Vis Pupa ka qenë një nga aktorët që e ka frymëzuar në fëmijëri dhe e ka mbështetur publikisht kur ai ishte pjesë e Big Brother VIP.

“Kur isha në shtëpinë e Big Brother-it, ai postonte për mua. Tani, ndjej ta bëj të njëjtën për të – së paku një fjalë të mirë,” shkroi Bardhi.

Ai e mbylli reagimin me një fjali që u përhap menjëherë në rrjet:
“Tash po ta shkruj unë: Free Elvis – me arsye.”

Bardhi thumbon Vis Pupën pas shpalljes në kërkim nga autoritetet

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH