Economicus

Apple jep lajmin e rëndësishëm për ju që doni të blini Iphone

Shkruar nga Liberale
Apple jep lajmin e rëndësishëm për ju që doni të

Nëse keni dëshirë të blini iPhone 14 Pro ose iPhone Pro Max do t'ju duhet të prisni. Gjiganti i teknologjisë, Apple njoftoi se fabrika e montimit në Kinë tani po funksionon me një kapacitet të reduktuar.

Më 2 nëntor "Foxconn", fabrika më e madhe në botë u mbyll për shtatë ditë, për shkak të përhapjes së Covid-19.

"Siç kemi bërë gjatë gjithë pandemisë COVID-19, ne po i japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në zinxhirin tonë të furnizimit", tha në një deklaratë kompania Apple, e cila lançoi linjën e saj të re të iPhone në shtator.

Ndërsa më tej theksoi se: "Ne vazhdojmë të shohim kërkesë të fortë për modelet iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max. Megjithatë, për momentin ka dërgesa më të ulëta të sesa e prisnim dhe klientët do të kenë kohë më të gjata pritjeje për të marrë produktet e tyre të reja."

Ky njoftim, ka të ngjarë të zhgënjejë investitorët, që shpresonin se, nw tw ardhmen Kina do të hiqte kufizimet e saj për shkak të koronavirusit. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH