Ndonëse kreu i grupit parlamentar socialist kishte lajmëruar se do t’i rrëzonin në Kuvend dekretet e presidentit, një ditë pasi David Lega - raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian paralajmëroi se miratimi i paketës “Antishpifje” rrezikon çeljen e negociatave, dje Taulant Balla bëri me dije se shqyrtimi i dy ligjeve për mediat online do të shtyhej deri më 21 mars, derisa Komisioni i Venecias të japë opinionin e tij.
Opinion që në këtë rast nuk u kërkua as nga maxhoranca, e cila përmes dy ligjeve të miratuara më 18 dhjetor synoi dhënien fund informalitetit të mediave online dhe lajmeve të rreme, por as nga presidenti Meta që i riktheu në Parlament me argumentin se cenonin lirinë e shprehjes. Ishte
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale