Aktualitet

Alumni, aksesi i vazhdueshëm i rrjeteve studentore

Shkruar nga Liberale

Krijimi i një rrjeti Alumni është thelbësor për universitetet, të cilat përfitojnë prej të tilla shoqatash në tri drejtime: kohë, thesar dhe talent

Diskutimi mbi çështjet Alumni është diçka relativisht e re në peizazhin e arsimit të lartë, veçanërisht jashtë sferës së elitës së Oxbridge dhe Ivy League. Këto dy institucione të privilegjuara kanë parë një numër të lartë të studentëve ndërkombëtarë që regjistrohen për shumë vite, dhe me anë të një kombinimi të iniciativave të udhëhequra nga universiteti dhe nga Alumni kanë mundësuar vazhdimisht një prani të të diplomuarve në një numër të madh vendesh në mbarë botën.

Aktivitetet zhvillohen nën kujdesin e klubit Alumni, i referuar edhe si rrjet apo shoqatë Alumni, që zgjedh një president dhe një bord drejtues, si dhe ka një listë me anëtarë, me të cilët organizon në mënyrë periodike evente brenda e jashtë vendit.

Shumë universitete, për shkak të numrit të lartë të studentëve ndërkombëtarë, kanë një shoqatë Alumni të përbërë nga ish-studentë prej të gjithë botës. Numri i Alumni ndërkombëtar varion nga institucioni: në vitin 2016, Universiteti i Harvardit llogariti 57 939 alumni në të gjithë botën, më shumë se gjysma e të cilëve ishin produkte të Harvard Business School. Në të njëjtin vit, Universiteti Cornell vlerësoi se kishte rreth 17 000 alumni me adresa primare jashtë Amerikës së Veriut dhe King’s College London aktualisht vë në dukje se ka “mbi 48 000 alumni jashtë shtetit” në total.

Përfitimi i Alumni Ndërkombëtar është sigurisht lidhja e vazhdueshme që ekziston me universitet ku ata kanë studiuar fillimisht, lidhjet sociale apo personale me kolegët Alumni dhe shpesh mundësia për t’u angazhuar me disa aspekte të veprimtarive universitare duke rekrutuar ose intervistuar studentët e ardhshëm, ose duke udhëzuar studentët e tanishëm apo të sapodiplomuarit. Lidhja e klubeve Alumni lehtëson ndjenjën e “aksesit të brendshëm” në zhvillimet aktuale dhe të ardhshme institucionale, nganjëherë drejtpërdrejt përmes vizitave në terren nga administratorët e nivelit të lartë ose fakulteti. Ky angazhim nënkupton se Alumni janë më të ekspozuar ndaj mundësive specifike në dispozicion të tyre, por njëkohësisht kanë mundësinë të kontribuojnë për universitetin e tyre, qoftë me rikthimin në auditor për të zhvilluar leksione të hapura, qoftë me kontributin e tyre në mbështetjen e bursave studentore, rinovimin e infrastrukturës së universiteteve ose themelimin e një instituti për inovacionin.

Është i rëndësishëm angazhimi në të tilla shoqata, pasi ish-studentët përfitojnë në një shumësi aspektesh. Fillimisht sepse duke ruajtur lidhjet me studentët e tjerë të diplomuar, si dhe me pedagogët me të cilët kanë zhvilluar mësimin përgjatë viteve, i shtojnë vetes mundësitë për t’u ngjitur edhe më lart në shkallët e karrierës, falë rrjetizimit. Nga ana tjetër, shoqatat Alumni e dinë se studentët, edhe pas diplomimit, kanë nevojë për mbështetje, prandaj organizojnë shpeshherë evente të ndryshme, mbledhje sociale etj., në mënyrë që ky rrjetizim të jetë funksional. Universitetet përfitojnë nga tri shtyllat shpesh të dalluara të angazhimit të Alumni: koha, thesari dhe talenti i tyre.

Kjo do të thotë se institucionet përfitojnë më shumë nga kontributet financiare të ish-studentëve, por edhe nga koha e investuar nga Alumni në procesin e rekrutimit të studentëve (duke i kursyer zyrës së pranimeve kohë dhe para, që në të kundërt do të ishin shpenzuar në udhëtime për punonjësit), si dhe nga talenti i akumuluar i Alumni, që mund të shfrytëzohet në rrjetet e karrierës për studentët dhe të diplomuarit e tjerë të ngjashëm. Gjithashtu një rrjet funksional Alumni, me pjesëmarrës të cilët përfaqësojnë denjësisht universitetin, janë një nga faktorët më pozitivë që universitetet mund të shfrytëzojnë në favorin e tyre. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH