Aktualitet

Aksidentohet qytetari me biçikletë, bie pa ndienja në tokë

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet qytetari me biçikletë, bie pa ndienja në tokë

Njv qytetar që lëvizte me biçikletë tek "Pallati me Shigjeta", është aksidentuar nga një ciklomotorr, duke rënë pa ndjenja në tokë.

Policia, e cila përmes një njoftimi zyrtar, tha se qytetari i aksidentuar, ende i paidentifikuar, u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2020, rreth orës 14:00, tek Pallati me Shigjeta, janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH