Aktualitet

Aksidentohet për vdekje efektivi i policisë në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Aksidentohet për vdekje efektivi i policisë në Kosovë

Një efektiv policie ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kosovë si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Mitrovicë-Zveçan.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë, Besim Hoti ka deklaruar për mediat kosovare se efektivi i policisë po udhëtonte me një makinë të shërbimit.

Sipas tij, efektivi nuk ka qenë në orarin e detyrës në momentin e aksidentit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH