Aktualitet

Aksidenti te Kopshti Botanik, plagosen dy efektivë policie

Shkruar nga Liberale
Aksidenti te Kopshti Botanik, plagosen dy efektivë policie

Policia ka sqaruar aksidentin te Kopshti Botanik në Tiranë. Rezulton se dy efektivë të Policisë në shërbim udhëtonin në të njëjtin motor që ishte po i Policisë.

Ndërkohë automjeti me të cilin janë përplasur drejtohej nga një 40-vjeçar. Policët janë dërguar me lëndime në spital.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH