Viktima që humbi jetën në aksidentin e Kavajës, është identifikuar si Ndriçim Dervishi, rreth 32 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në vendin quajtur "Bishti i Zhurit”. Sipas policisë dyshohet se kanë humbur jetën dy persona, por ende nuk ka asnjë konfirmim.
“Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar. Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona”, thuhet në informacionin paraprak të policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.